13:30 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / B O

Gruaja e Ardian Shalës të LDK-së, i bën “Like” projektit të Bali Muharremajt

Ardian Shala, kandidati i LDK-së për komunën e Suharekës ka qenë një nga më të zëshmit dhe kritikët në të gjitha debatet televizive. Ai ka akuzuar vazhdimisht kryetarin Muharremaj për disa projekte në këtë komunë.

Kritikat s’i ka ndalur edhe në debatin e djeshëm, ku ndër të tjera u lakua zona e re industriale në Shirokë

Por, duket se Shala i LDK-së nuk e ka përkrahjen e familjes kur bëhet fjalë për këtë projekt. Kjo pasi që bashkëshortja e tij, Albina Shala e ka pëlqyer projektin e prezantuar nga Muharremaj.

Një “Like” në profilin e Muharremajt ku është prezantuar ky projekt është një konfirmim se gruaja e kandidatit të LDK-së është pro ndërtimit të kësaj zone, të cilën Muharremaj e quan si mundësi perfekt për bizneset./Indeksonline/