10:21 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / C E

Gruaja e bën për spital burrin e saj, në Gjilan

Policia në Gjilan ka arrestuar një grua, e cila ka sulmuar fizikisht bashkëshortin.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, pas një zënke verbale në mes çiftit.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërkaq e dyshuara është dërguar në mbajtje. 

Gjilan,  06.11.2021 -23:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare  e cila pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshortin e saj  viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar  në mbajtje”, ka njoftuar policia.