75 Mall Live Search
08:24 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Gruaja e Besnik Çakës feston ditëlindjen, shprehet se ka pranuar dhuratën më të mirë ndonjëherë (Foto)

Bëhet fjalë për Lolita Bekollin, e cila i dha fund beqarisë së saj verës së kaluar duke u martuar me solistin e grupit NRG Band, Besnik Çaka.

Ajo së fundi ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në “Instagram”, ku tregon se ka ditëlindjen transmeton Indeksonline.

Në këto imazhe, Lolita shfaqet në krah me të  bijën e saj në krah duke treguar se sa me fat është.

“Ditëlindja ime me këtë dashurinë e vogël është dhurata më e mirë që kam mundur të marrë” ka thënë Lolita.

Ndryshe, e vogla e Lolitës dhe Besnikut ka pak kohë që ka ardhur në jetë./Indeksonline/