Gruaja e CR7-s thotë se është “mamaja perfekte e futbollit”
Georgina Rodriguez së fundmi u ka vërtetuar fansave se di si të duket perfekte si një “nënë futbolli”.
Të mërkurën, më 5 nëntor, modelja ndau në Instagram një sërë fotosh interesante që paraqisnin këtë pamje mahnitëse, transmeton Indeksonline.
Në mbishkrimin e postimit, modelja pretendoi se është “nëna më e mirë e futbollit”.
Në këtë paraqitje, modelja veshi fanellën e të fejuarit të saj, lojtarit yll, Cristiano Ronaldo për Portugalinë.
Ajo e stiloi fanellën, duke e kombinuar me një fund prej lëkure në një ton të kuq të ndezur./Indeksonline/

