09:08 / E Diele, 02 Prill 2023 / Gj. Sh

Gruaja e denoncon burrin që bashkëjetonte: Më kërcënoi se do të ma dhunonte vajzën e mitur

Një grua ka raportuar se burri me të cilin ishte duke bashkëjetuar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar, si dhe e kishte kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 08:00, në Fushë Kosovë.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar, si dhe e kishte kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje. ”, thuhet në raportin 24-orësh.