Gruaja e kërkoi abortin, gjeti vdekjen
Një grua shtatzënë ka vdekur në një përpjekje për të shkaktuar abort, transmeton Indeksonline.
Incidenti tronditëse ka ndodhur në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires dhe vjen disa ditë pasi Senati argjentinas hodhi poshtë një projekt-ligj për dekriminalizimin e abortit në vend.
Gruaja, e identifikuar si Liz, e kishte vendosur majdanozin në vagjinën e saj me shpresën e nxitjes së dështimit të shtatëzanisë.
Ajo njoftohet se u dërgua me urgjencë në repartin e urgjencës të spitalit Pacheco pas komplikacioneve.
Viktima, nënë e një djali dyvjeçar, u transferua në njësinë emergjente, por ishte shumë vonë.
Gruaja nuk u shpëtua dot dhe vdekja e saj ka shkaktuar protesta mbi dekriminalizimin dhe kundër abortit në Argjentinë.
Ana Paula Fagioli, zëdhënëse në Shëndetin Kombëtar ka thënë: “Ajo shkoi në spital me shok septik dhe majdanoz që po rridhte në mitrën e saj. Mitra ishte sterile dhe pa mikrobe. Por, ato kanë mundur të hyjnë dhe të krijohen shumë shpejt ndoshta edhe nga vet majdanozi”.
Raportimi i viktimës është raportuar si dështim edhe i mjekësisë.
Fadule shtuan: “Për ata që thonë se abortet janë të shtrenjta për shtetin, them se shpenzimet në këtë rast ishin shumë të larta./Indeksonline/.