75 Mall Live Search
21:21 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / F.R

Gruaja e Diogo Jotes është e pranishme te Topi i Artë

Sot, vëmendja e botës së futbollit është përqendruar në Paris, ku po zhvillohet ceremonia prestigjioze e “Topit të Artë” për vitin 2025, edicioni i 69-të i këtij çmimi të lartë individual.

Ngjarja po mbahet në teatrin “Chatelet”, një vend tashmë i njohur për shkëlqimin dhe pritjen e yjeve të futbollit botëror.

Një nga të ftuarit e veçantë të natës është Ruto Cardoso, gruaja e Diogo Jotës, futbollistit të njohur i cili humbi jetën këtë vit në një aksident tragjik, së bashku me vëllain e tij.

Ceremonia do të fillojë së shpejti dhe do të transmetohet në mbarë botën, duke mbledhur miliona tifozë që do të ndjekin me emocion shpalljen e futbollistit më të mirë të vitit./IndeksOnline/