09:27 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / A. M.

Gruaja e godet me veturë policin, i shkakton lëndime trupore

Një grua ka goditur me veturë këmbësorin zyrtar policor, përderisa po voziste në rrugë Nacionale, në fshatin Konjuh të Lipjanit.

“Rr. Nacionale, fsh. Konjuh, Lipjan 25.11.2022 – 17:20. Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën e saj me targa vendore, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.