75 Mall Live Search
17:45 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / OSH

Gruaja e Harry Kane e emocionuar i shkruan letër bashkëshortit: SILLE TROFEUN NË SHTËPI PËR VENDIN

Gruaja e Harry Kane, Kate Kane i ka shkruar një letër emocionuese bashkëshortit të saj në prag të finales së Kampionatit Evropian.

Ajo i tha Harryt që ta sjell trofeun në shtëpi për vendin, transmeton Indeksonline.

“Harry, ti e di që unë nuk qaj lehtë por e gjeta vetën në lot deri sa po e shkruaja se sa krenar je duke na bërë të gjithë neve dhe ajo që po e bën për vendin.”

“Unë qeshja me ty kur ti fillove të dilje jashtë dhe të luaje me penalti me vëllain tim, Tom dhe qenin, Seamus dhe na thoje se një ditë do të jesh kapiten i Anglisë. Por, ky jeti. Ti i vendos vetës një qëllim dhe e arrin atë dhe ti gjithmonë na ke thënë se do të shkosh në finale të Evropianit.”

“Ti je një bashkëshort i mrekullueshëm dhe një baba po ashtu dhe fëmijët nuk po mund të presin që t’i të kthehesh në shtëpi . Paramendoj kur të ju tregojmë atyre për këtë verë një ditë, kur të jenë më të rritur. Ne të gjithë të duam ty shumë. Sille në shtëpi për vendin, ti e meriton ta ngresh lartë atë trofe bashkë me këtë skuadër të mrekullueshëm të Anglisë”, shkroi ajo.

Nesër Kombëtarja e Anglisë do të luaj kundër Italisë në finale të Evropianit./Indeksonline/

May be an image of 3 people, people standing and text