75 Mall Live Search
16:39 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Gruaja e Icardit: Kam punuar si kameriere, por tani …

Wanda Nara, bashkëshortja-menaxhere e Mauro Icardit, ka përfunduar përsëri në kopertinë dhe duket se po përjeton një moment popullariteti të madh në shtetin italian. Këtë herë ajo ka zënë faqen e parë të revistës “Caras”, ku ka dhënë një intervistë në lidhje me etapat kryesore të karrierës së saj.

“Kam qenë një babysitter dhe një kameriere, tani punoj sikur nuk më dalin paratë për të paguar qiranë”. Kjo është deklarata e përzgjedhur në faqen e parë, ndërsa sipër kujton momentin e verës së kaluar kur fiksoi çmimin e Icardit në 250 milionë euro.