08:03 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Gruaja e infektuar nga koronavirusi lindë fëmijë, i porsalinduri dërgohet për testim

Mediet shtetërore kineze kanë publikuar pamjet nga një spital në provincën Hubei që raportojnë lindjen e një gruaje kineze, 28 vjeç, që dyshohet se ishte e infektuar me koronavirus.

Siç tregon video, foshnja është marrë për testime të mëtejshme pas lindjes.

Videoja tregon katër mjekë me kostume mbrojtëse, dhe është pothuajse e sigurt që gruaja është infektuar me koronavirus që filloi të përhapet nga qyteti i Wuhan.

Koronavirusi deri më tani ka vrarë zyrtarisht 81 njerëz dhe ka infektuar mijëra të tjerë në shumë vende të botës, ku përveç Kinës ka prekur SHBA’të, Australinë dhe vende të tjera, ndër të cilat hynë edhe Zvicra e Franca.