18:25 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gruaja e John Legend me fjalë të mrekullueshme për të, në Ditën e Baballarve

Sot festohet Dita e Baballarëve, dhe kështu shumë të famshëm kanë shfrytëzuar rrjetet social për t’i uruar burrat e tyre për këtë ditë.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Chrissy Teigen, gruaja e John Legend, e cila ka falënderuar atë për cdo gjë që ka ajo tani.

Përmes këtyre fjalëve, duke postuar dhe një fotografi të tij dhe të dy fëmijëve të tyre, jo tregon se ai është një baba i mrekullueshëm e njëkohësisht edhe bashkëshorti më i mirë në botë, transmeton Indeksonline.

“Çfarë njeriu, çfarë njeriu, çfarë njeriu i mrekullueshëm. Faleminderit për jetën e bukur dhe për jetesën e mrekullueshme që ma ke ofruar mua. Miku im dhe partneri më i mirë gjithmonë, njeriu më i dashur , më bujar dhe më  i mirë në botë. Dhe më i zgjuari. Unë nuk thash më qesharak, këtu e dini edhe ju që nuk jam duke gënjyer. Ne të duam me gjithë zemrat tona. Gëzuar Ditën e Baballarëve.”, ka shkruar ajo për të./Indeksonline/

Temat: