Gruaja e Bieberit tregon për dashurinë dhe vuajtjet, që kanë si çift!

Hailey Bieberi u martua me Justinin, më 2018 dhe ajo që ndodhi më pas, nuk ishte si në përralla.
Por bukuroshja 23-vjeçare bjonde i tha revistës “Elle” se ia vlente të gjitha sepse “ai është një njeri i jashtëzakonshëm, i mahnitshëm dhe një partner kaq i mirë për të kaluar jetën me të“.
Vajza e aktorit Stephen Baldwin, tha se sëmundja e tij, e cila u diagnostikua më vonë si sëmundja Lyme, i gjeti në befasi, transmeton Indeksonline.
“Kur u martuam, ne thjesht ishim duke zbuluar jetën tonë së bashku”, pranoi ajo.

“Ndihesha sikur të vendosja një dasmë në mes të gjithë kësaj dhe do t’ishte vërtet e bezdisshme dhe stresuese”.
Dhe pastaj u sëmur dhe ai nuk e dinte se nga çfarë vuante. ”Ai ishte vërtet i sëmurë. Ai ka sëmundjen Lyme dhe ai merrej me një mori ilaçesh . Ne nuk kemi një diagnozë dhe ishte e vështirë, sepse të gjithë nga jashtë ishin shumë gjykues, duke thënë se dukej sikur ishte me ilaçe, se sa i pashëndetshëm dukej, kur në të vërtetë, ai nuk ishte i shëndetshëm dhe ne nuk e dinim pse”.

Tani të dytë janë vendosur në një rutinë në shtëpinë e tyre, në Los Angeles.
“Patjetër që më pëlqen të jem në shtëpi më shumë sesa të kënaqem duke qenë larg”, shtoi ajo.
Kur kanë pushim, ata shpesh rrijnë së bashku në divanin e tyre dhe shikojnë episodet e vjetra të “Friends” me Jennifer Aniston dhe Courteney Cox.
“Mundohem të lexoj më shumë sesa të jem me telefonin tim në shtrat. Ne kemi një rregull: Asnjë telefon në shtrat përveç nëse është shumë i domosdoshëm”. Dhe Hailey, gjithashtu tha se Justini është shumë i pjekur.
“Ai ishte dikush për të cilin gjithmonë kujdesesha aq thellë dhe e doja shumë.

“Ai është një njeri i jashtëzakonshëm, i mahnitshëm dhe një partner kaq i mirë për të kaluar jetën. Nuk ka njeri tjetër me të cilin do të kisha dashur ta kaloja jetën, përveç tij. Kështu që, unë jam me fat”.
Besimi i ka mbajtur ata së bashku.
“Pjesa më e rëndësishme e marrëdhënies sonë është të ndjekim Zotin së bashku, duke qenë së bashku një pjesë e kishës”, shtoi ylli. /Indeksonline/