Gruaja e Kevin Hartit tregon si e zbuloi tradhtinë e burrit dhe pse e fali atë
Ka qenë një vit plot me ngjarje për Kevin Hart, i cili performoi ndoshta shfaqjen e stand-up më të madhe ndonjëherë, pati filma të suksesshëm, bëri një aksident të tmerrshëm me makinë, u rikuperua dhe tani dokumentari i tij me titullin: “Don’t F**k This Up” është në Netflix.
Në këtë projekt pasqyrohet pothuajse e gjithë jeta e tij, profesionale dhe personale dhe gjithccka të cilën Hart e ka kaluar. Dhe sigurisht është dhe ajo të cilën e kemi përmendur në titull, tradhëtia e tij ndaj bashkëshortes, Eniko Parrish, dhe e gjithë situata që e pasoi.
Pjesë e dokumentarit është rrëfimi i Eniko, për mënyrën se si ajo e mori vesh që Kevin e kishte tradhetuar në vitin 2017, si e kishte përjetuar dhe pse vendosi ta falte.

“Mënyra si e zbulova ishte nëpërmjet mesazheve në Instagram. Nuk e di se kush më kishte shkuajtur, por më kishin nisur një video të edituar të Kevin, me një tjetër grua…”- rrëfen Eniko dhe më pas shton: “Isha shtatëzënë në atë kohë, ndoshta 7 apo 8 muajshe. Po haja mëngjes, hapa telefonin dhe sapo e pashë, e humba. I thirra, isha duke qarë, shumë e mërzitur dhe e zemëruar. Që në atë moment dhe më pas i kam bërë vetëm një pyetje: Si dreqin e le që diçka e tillë të ndodhte?”
Më pas ajo i ishte drejtuar partnerit të saj
me këto fjalë: “Më turpërove publikisht. Ajo që ke bërë është e gjitha në
Instagram, në rrjetet sociale. Grindeshim të gjithë kohën. Cdo ditë. Dhe pas
çdo debati i thoja: Nëse është kjo ajo që ke zgjedhur të bësh, nuk dua të jem
pjesë e kësaj.”
Ndërkohë, përsa i përket faljes dhe pse vendosi që ta shpëtojë martesën e tyre,
ajo shprehet:
“U tregova gjakftohtë, mendoj se ishte e vetmja gjë që
më mbajti të fortë. Nuk isha gati në atë kohë që të hiqja dorë nga familja ime.
Doja që Kenzo (djali) ta njihte babain e tij teksa rritej..Ishte shumë, ishte
shumë për mua, por ja dolëm, e kemi kaluar atë situatë dhe Kevin është një
burrë më i mirë si pasojë e asaj situate. Unë jam një person që fal, megjithatë
këtë mundësi e jap vetëm dy herë. Herën e tretë je jashtë. Kështu që për sa
kohë që sillet mirë, jemi mirë!”
