21:39 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Gruaja e Kobe Bryant e vendosë si foton kryesore atë të burrit dhe vajzës që humbën jetën

Gruaja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, Vanessa, është ajo e cila po e vuan më së shumti ngjarjen e tmerrshme që ndodhi para pak ditësh, kur helikopteri në të cilin po udhëtonin 9 pasagjerë, përfshirë Kobe-n dhe vajzën e tij 13 vjeçare Gianna.

Sipas mediave më prestigjoze ndërkombëtare, Vanessa Bryant, po kalon momente shumë të vështira, duke u munduar me vështirësi ta mbajë veten, shkruan Indeksonline.

Ajo së fundmi ka vendosur në llogarinë e saj në Instagram, fotografinë e burrit të saj dhe vajzës Gianna, tashmë të ndjerë.

Kjo e shpjegon edhe njëherë momentet e vështira që po i kalon ajo.

Kujtojmë që Vanessa dhe Kobe u martuan në vitin 2001 dhe së bashku kanë 4 fëmijë. /Indeksonline/