21:04 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gruaja e Kobe Bryant i ka kushtuar disa fjalë emocionuese basketbollistit

Gjatë mbrëmjes së sotme është mbajtur një memorial për Kobe Bryant dhe vajzën e tyre Gianna Bryant.

E në këtë memorial një fjalim mjaftë të gjatë dhe emocional ka mbajtur edhe gruaja e Kobe Bryant, Vanessa, e cila me lot në sy ka folur për të bijën e tyre dhe basketbollistin, shkruan IndeksOnline.

Ajo në këtë fjalim tregoi që Kobe ishte gjithçka për të dhe ai dëshironte që vajza e tyre e madhe të merrte përsipër biznesin e tyre dhe të udhëtonin nëpër botë së bashku.

“Unë nuk mund ta shihja atë si një person të famshëm ose një basketbollist të pabesueshëm. Ai ishte burri im i ëmbël dhe babai i bukur i vajzave tona. Ai ishte gjithçka e imja. Ai donte që ne t’i ripërtërinim zotimet tona. Ai donte që Natalya të merrte përsipër biznesin dhe të udhëtonte nëpër botë së bashku. Ne shpresuam të plakemi së bashku. Kobe ishte MVP e vajzave të tij”, tha Vanessa.

“Zoti e dinte që ata nuk mund të jetonin në tokë, ai duhej t’i merrte ata. Më mungojnë të dy çdo ditë. Unë i dua ata”, përfundoi gruaja e Kobe Bryant./Indeksonline/.