21:56 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gruaja e krahason Lutfi Hazirin të ëmbël sikurse çokolatat “Toblerone”

Shumica e femrave përballë partnerit mundohen të tregohen kreative dhe unike. E tillë duket të jetë edhe bashkëshortja e kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Jo rrallë herë, Mika Bajrami publikon fotografi nga më të ndryshmet përkrahë Lutfiut, shkruan Indeksonline.

E së fundmi, kreativiteti i saj ka kaluar çdo kufi.

Mika ka personalizuar çokolatat e shumë pëlqyera “Toblerone”, me emrin e burrit të saj.

Sa mund të jetë i qëlluar ky krahasim, vlerësojeni vetë ju! /Indeksonline/