75 Mall Live Search
19:30 / E Premte, 15 Korrik 2022 / OSH

Gruaja e Lewandowskit aprovon transferimin e tij në Barcelonë?

Robert Lewandowski është afër transferimit te Barcelona.

Këtë si duket e ka konfirmuar gruaja e Robert Lewandowskit, Anna, e cila i është përgjigjur një komenti të një fansi, i cili ka shkruar “Mirë se erdhe në Barcelonë”.

Gruaja e sulmuesit polak i dërgoi një emoj mirëseardhjeje tifozit.

Lewandowski është në qendër të vëmendjes këtë afat kalimtar, pasi kërkoi largimin nga Bayerni.

Ai pavarësisht që kërkoi largimin, ka filluar përgatitjet parasezonale me klubin bavarez.