18:00 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gruaja e martuar që bëri treshe, thotë se jeta seksuale me bashkëshortin është e tmerrshme

Historia e një gruaje të martuar dhe me dy fëmije po marros rrjetin. Historia e saj është rrëfyer për tabloidin britanik “The Sun”.

Ja rrëfimi i 33 vjeçares:

Unë jam e martuar dhe kam dy fëmijë me burrin tim. Ai është shumë i mirë por jeta seksuale është e tmerrshme.

Një natë takova një djalë në një lokal dhe më dha numrin e tij, transmeton Indeksonline. Kur e thirra pas disa ditës më ftoi për darkë në një vend. Pas asaj shkuam në banesën e tij dhe aty bëmë seks. Më bëri të ndihem më e gjallë, andaj vazhdova ta takoja.

Një ditë kur dolëm, ishin edhe miqtë e tij dhe njëri nga ta ishte shumë i pashëm. I dashuri mu afrua dhe më pyeti nëse isha për një treshe. U ndjeva e turpëruar por pranova sepse nuk doja t`ia prishja qejfin atij.

Kjo doli të jetë një eksperiencë e imja e paharruar dhe nuk u ndjeva aspak e penduar. Por, unë isha mësuar që ai të më thërrasë për takimin e radhës. Megjithatë, nuk dëgjova nga ai për një javë ani pse i dërgova mesazhe.

Një ditë ma ktheu dhe më kërkoi ndjesë që nuk më është përgjigjur por më tha se ka shumë gjëra që po i ndodhin aktualisht në jetë.

A duhet ta lë tashmë dhe të vazhdoj me burrin tim?

Përgjigja e psikologes:

PO, PO dhe PO! Ai është i zënë dhe e ka agjendën e ngjeshur, por që fatkeqësisht ju nuk përfshiheni aty.

Kjo situatë duhet t`iu shtyejë edhe më shumë që të bisedoni me burrin tuaj dhe t`i tregoni që keni një krizë e cila duhet zgjidhur.