Gruaja e Messit mbështet ndihmat për rastin e zjarreve, në Australi

Të gjithë janë prekur ditët e fundit nga zjarret e shkaktuara në Australi ku pasojat kanë qenë të mëdha.
27 persona dhe me miliona kafshë kanë humbur jetën në zjarrin e shkaktuar në Australi. 6,3 milionë hektarë janë djegur gjithsej, ndërsa kjo konsiderohet një nga krizat më të këqija në historinë e vendit, shkruan Indeksonline.
Në ndihmë për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar pas zjarrëve në Australi i’u ka dalur edhe gruaja e yllit të Barcelonës Messit, Antonela Rocuzzo.
Antonela ka shpërndarë në Instagram një fotografi ku ka shprehur ,”Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë Australinë në këtë moment të trishtuar i lë poshtë llogaritë zyrtare për të bërë dhurime”./Indeksonline/
