Gruaja e Messit publikon portretin familjar pasi Argjentina fitoi Kupën e Amerikës

Gruaja e Lionel Meesi, Antonela Roccuzzo, ka publikuar një fotografi në Instagram, pasi Argjentina fitoi Kupën e Amerikës.
Ajo publikoi dy fotografi me bashkëshortin Lionel Messi dhe tre fëmijët e tyre, transmeton Indeksonline.
“Kampionë. Le të shkojmë, Argjentinë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit.
Kujtojmë që Argjentina mundi në finale 1:0 Kolumbinë pas kohës shtesë dhe golin e vetëm e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 112-të. Por vëmendje të veçantë mori Messi, i cili u detyrua të linte lojën në minutën e 66-të për shkak të një dëmtimi në këmbë.
Fatmirësisht për Messin, Argjentina kishte arritur të mposhte Kolumbinë pa të dhe të fitojë titullin e dytë radhazi të “Copa America” dhe të 16-tin në përgjithësi. Pas ndeshjes, Messi si kapiten ngriti trofeun i cili ishte i 45-ti në total në karrierën e tij./Indeksonline/