Gruaja e Michael Schumacherit, jep një prononcim të rrallë për legjendën e F1
Gruaja e Michael Schumacherit, Corinna ka dhënë një prononcim të rrallë përpara përvjetorit të gjashtë të aksidentit me ski, i cili la legjendën e Formulës 1 në gjendje kome.
Shtatë herë kampioni i botës, Schumacher pësoi një dëmtim të rëndë të trurit në një aksident me ski në Alpet Franceze më 29 dhjetor 2013 dhe ra në gjendje kome për gjashtë muaj.
Por ndërsa tifozët përgatiten të fillojnë javën e ardhshme një faqe të re “KeepFightingMichael” në mediat sociale, Corinna Schumacher është hapur, duke thënë se “gjërat e mëdha fillojnë me hapa të vegjël”.

“Gjërat e mëdha fillojnë me hapa të vegjël. Shumë grimca të vogla mund të formojnë një mozaik të madh”, tha Corinna duke iu drejtuar tifozëve.
“Së bashku ju jeni më të fortë dhe kjo është saktësisht se si forcat e kombinuara të lëvizjes “KeepFighting” e bëjnë më të lehtë inkurajimin e të tjerëve.”
Klubi i tifozëve Kerpen në Gjermani ka njoftuar se do të përdorë hashtagun “KeepFighting” për fushatën e tyre në mediat sociale. /IndeksOnline/
