75 Mall Live Search
11:57 / E Martë, 23 Shtator 2025 / SH

Gruaja e Rod Stewart pranon se pothuajse u divorcua nga muzikanti legjendar, zbulon arsyen

Penny Lancaster , gruaja e legjendarit Rod Stewart , ka zbuluar se në një moment pothuajse u divorcua nga muzikanti sepse ai nuk ishte i interesuar të kishte më shumë fëmijë.

“Po, do ta kisha lënë. Dhe po, do të kishte qenë e vështirë” tha ajo për revistën Saga.

Ajo zbuloi gjithashtu se kishin menduar të birësonin një fëmijë deri pesë vjet më parë, por në fund kjo nuk ndodhi.

“Menduam se mund të ishte shumë e madhe diferenca në moshë”, tha ajo.

Çifti, i cili u martua në vitin 2007, ka dy djem, Alastair dhe Aiden ./Indeksonline/