Gruaja e rrah burrin në Fushë-Kosovë

Një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje midis tyre.
Me vendim të prokurorit, ajo është liruar me procedurë të rregullt.
”Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/