Gruaja e Schumacher tregon dhuratën e fundit që e mori nga legjenda e Formula 1
Gruaja e Michael Schumacher, Corinna ka dhënë një intervistë të rrallë. Duke mos pranuar të prononcohet për media që shumë kohë, Corinna ka thyer heshtjen për “The Magazine”, revistën e Marcedesit.

E pyetur për gjendjen e burrit të saj, Corinna ka dhënë një përgjigje të shkurt.
“Schumi është në duart më të mira”, ka thënë ajo.
50 vjeçarja ka zbuluar edhe dhuratën e fundit që ka marrë nga ai.
“Më kishte blerë një fermë në Givrins. Ishte dhuratë për përvjetorin e dasmës tonë. Nuk kam arritur ta shijojë dhuratën me të, por që nga ajo jam bërë një kalorëse profesioniste. Madje, në këtë pasion më ka tejkaluar edhe vajza, Gina. Ajo është një profesioniste e vërtetë” ka thënë Corinna Schumacher./Indeksonline/