17:40 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / G T

Gruaja e Thiago Silvas kërkon ndryshime: Ka ardhur koha sa nuk është bërë vonë

Skuadra e Chelseat u mposht në shtëpi ndaj Wolves me rezultatin 2:4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Premier League.

Belle Silva është gruja e futbollistit brazilian, Thiago Silva që ka bërë një reagim në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Ajo kërkon ndryshime drrastike në ekipin e Bluve të Londrës.

“Është koha për të bërë ndryshime. Nëse prisni më shumë, atëherë ndoshta do të jetë vonë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale

Sigurisht që ndryshimet që ajo i ka menduar kanë të bëjnë me stolin e Chelseat. Ajo kërkon shkarkimin e trajnerit, Pochettino./Indeksonline/