13:49 / E Premte, 14 Gusht 2020

Gruaja e vdekur në Fushë Kosovë, kishte rënë nga ndërtesa

IndeksOnline më parë ka njoftuar se një grua është gjendur e vdekur në Fushë Kosovë, përkatësisht në rrugën “Nëna Terezë”, afër “Petrol Company”.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se e ndjera tashmë ka rënë nga një ndërtesë rreth orës 13:00 dhe nuk ka arritur t’i mbijetojnë plagëve të marra.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovës një person ka rënë nga një ndërtesë dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Viktima në këtë rast është një person  femër vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Tutje ajo ka treguar se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin përkatës janë duke punuar  për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”. /IndeksOnline/