22:54 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / AR

Gruaja e Will Smith rruan kokën, arsyeja do t’iu befasojë

Aktorja amerikane, Jada Pinkett Smith e njohur si gruaja e Will Smith ka rruar kokën.

Kjo erdhi si rezultat i humbjes së flokëve, transmeton Indeksonline.

“Willow (vajza e saj, red.) Më bindi ta bëj këtë, sepse është koha për ndryshim. Unë jam rreth të pesëdhjetave dhe vitet pas kësaj do të jenë me interesante me këtë prerje flokësh të mahnitshme”, shkroi ajo krahas imazhit.

Smith kurrë nuk e ka bërë lenë të fshehur se lufton me rënien e flokëve. Ajo tha, ndër të tjera, se mjekët nuk mund të përcaktojnë shkakun e rënies së flokëve të saj dhe se kjo ndoshta është për shkak të stresit./Indeksonline/