Gruaja e Will Smith thotë se deri tani në karantinë, nuk e paska njohur të shoqin

Jada Pinkett Smith është treguar e hapur lidhur me marrëdhënien me Will Smith se si është afektuar nga pandemia e koronavirusit, duke deklaruar që ndihen sikur nuk e njeh fare të shoqin.
Episodi më i ri emisionit të Pinkett Smith ‘Red Table Talk’
është publikuar dje në Facebook Watch.
Në video, aktores iu bashkua nëna Adrienne Banfield-Norris dhe e bija Willow
Smith, përveç të ftuarve përfshirë Pastorin John Grey dhe gruan e tij Aventer
Grey, të flasin se si marrëdhëniet janë ndikuar nga shpërthimi i Covid-19.
Pasi dëgjoi zotin dhe zonjën Grey të flisnin përmes video-lidhjes për mënyrën sesi marrëdhënia e tyre është ndikuar, Pinkett Smith zbuloi sesi klima aktuale e ka ndihmuar atë të fitojë një kuptim më të madh të martesës së saj 23-vjeçare.
“Duhet të bëhem e sinqertë. Mendoj që një nga gjërat që kam kuptuar është se nuk e njoh fare Willin”, tha Pinkett Smith.
“Ndjej sikur është një shtresë që e merr, kur jeta bëhet e ngarkuar dhe krijon storje në kokën tënde dhe më pas kapesh pas tyre dhe kjo është ideja jote e partnerit, por kjo nuk është ajo që është partneri”.
Pinkett Smith vazhdoi, duke sqaruar se ajo është duke u përpjekur të “shpërndajë” “tregimet” që ajo ka “ndërtuar” rreth partnerit të saj.

Aktorja e serialit Gotham deklaroi se ajo dhe burri i saj janë të dy “në proces” të të mësuarit të duan veten, ndërsa gjithashtu “ndërtojnë një miqësi gjatë rrugës”.