Gruaja e yllit të “Twilight” e humb fëmijën në muajin e gjashtë të shtatëzanisë

Gruaja e Kellan Lutz, Brittany Gonzalez e ka humbur fëmijën në muajin e gjashtë të shtatëzanisë.
Aktori i “Twilight” njoftoi në nëntor të vitit të kaluar, se ai dhe gruaja e tij po prisnin fëmijën e tyre të parë, shkruan Indeksonline.
Por, fatkeqësisht Brittany e humbi fëmijën, ku edhe e la lajmin për këtë në Instagram.
“Vajzë e vogël, ishte nder kënaqësi të jem nëna jote për këta 6 muaj. Unë e bëra më të mirën time dhe ishte gëzim i madh kur e pashë fytyrën tënde të vogël në ekran, dhe kur ndjeva shkelmat e tu”, e nisi postimin ajo.
Më pas, burri i saj Kellan e ripostoi të njejtën fotografi, ku i shprehi dashurinë gruas së tij dhe i falënderoi të gjithë ata që i mbështetën./Indeksonline/
