13:03 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Gruaja i thurr lavde Edi Ramës: S’vdes Shqipëria, se ka burra si ty!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me qytetarët të cilët kanë treguar ekperiencën e tyre në platformën e bashkëqeverisjes.

Një nga qytetaret e pranishme në takimin e Ramës, e ka nisur fjalën e saj duke i thurur elozhe kryeministrit.

Gruaja pensioniste, e quajtur Xhemo, i tha Ramës se nuk “vdes vendi se ka akoma burra”.

Kryeministri nuk e komentoi këtë deklaratë të gruas, dhe i la vend të fliste për problematikën e saj.

“Nuk vdes jo mo jo Shqipëria se ka akoma burra ky vend. Kisha probleme me pensionin, s”mu rregullua.

Erdha në portal, pas 5 muajve bëra ankimim më 11 prill, më 22 më erdhi emaili, që portali zgjidhi problemin.

Unë marrë 230 mijë lekë dhe 2 milionë të mbartura në vite. Paçi mbarësi.”– tha gruaja.

“Çdo javë ka një apo dy raste si ky që sapo dëgjuam”, iu përgjigj Rama.