12:20 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Gruaja ia shpreh publikisht dashurinë Mc Kreshës

Reperi i njohur shqiptar Mc Kresha, para pak kohe e kurorëzoj me martesë dashurinë me tashmë gruan e tij Erzanën.

Ata kishin organizuar një dasmë që u munduan ta mbajnë private, por që gjithsesi fotografi nga ambienti i brendshëm qarkulluan nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Dyshja gjithashtu janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Nëpër rrjetet sociale ata janë vërejtur teksa ia kanë shprehur dashurinë njëri tjetrit, kështu ka bërë Erzana së fundmi, duke publikuar një InstaStory, ku ka kujtuar momente të bukura nga dasma e tyre. /IndeksOnline/