75 Mall Live Search
19:02 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Gruaja ia vë zjarrin burrit pasi që ai refuzoi të ia jepte fjalëkalimin e telefonit

Një grua me emrin Ilham Cahyann nga Indonezia e ka djegur të gjallë burrin e saj Dedi Purnamaj pasi që ai refuzoi të ia jepte fjalëkalimin e telefonit.

Ilham kur e kishte parë që bashkëshorti i saj nuk e kishte ndërmend të ia jepte fjalëkalimin, kishte marrë benzinën dhe e kishte djegur, transmeton Indeksonline.

Pas dy dite duke luftuar për jetë, Dedi Purnamaj vdiq në moshën 26 vjeçare.

Cahyann është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Hetimet ende janë duke vazhduar./Indeksonline/