13:17 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Gruaja indiane thyen rekordin për numrin e gishtërinjve

Një grua në Indi me 31 gishtërinj është vendosur të hyjë në librin Guinness Records World (Librin e rekordeve të Ginisit) por ajo thotë që fqinjët e saj e quajnë atë “magjistare” Kumari Nayak, 63 vjeçe, lindi me polidaktilizëm e cila ndodh kur formohen shumë gishtërinj.

Ky fenomen prek 1 në 1 mijë bebe të lindura në të gjithë botën, por shpesh i korrigjojnë me operacione. Kumari, nga fshati Kadapada, në rrethin Ganjam të Odishës, ka 19 gishtërinj në këmbë dhe 12 gishtërinj në duar, transmeton Indeksonline.

Ajo e “mund” mbajtësin e mëparshëm të rekordit, babanë e dy fëmijëve Devendra Suthar, 47 vjeç, i cili ka 14 gishtërinj në duar dhe 14 gishtërinj në këmbë që jeton në Gujarat, India Perëndimore. Ai hyri në Librin e rekordeve më 2014.