Gruaja kafshohet nga gjarpri në të pasme pasi ishte në tualet!
Një grua e pafat është përballur me një surprizë teksa ishte kafshuar keq në prapanicë nga një gjapër.
Kjo kishte ndodhur teksa ajo po përdorte tualetin, të cilin nuk e kishte kontrolluar para se të përdorte.

Helen Richards ishte duke qëndruar te kunata e saj në qytetin Brisbane këtë vikend, kur papritur u kafshua nga një gjarpër në tualet.
“Ndjeva një kafshim dhe dhimbje, mendova që është ndonjë bretkosë, por pastaj thash që ato nuk kanë dhëmbë” është shprehur Richards.
“U largova shpejt edhe pash që ishte një kafshim i madh, pastaj lajmëruam ambulancën ku në spital mora edhe trajtimin e duhur” ka thënë ajo.
Helen Richards bënë thirrje për kujdes, të paktën të shikoni tualentin para se të uleni për nevojat fiziologjike./Indeksonline/

