Gruaja kanos avokatin kosovar, pas një seance gjyqësore

Dje në Prishtinë, pas një seance gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë, një femër ka kanosur avokatin kosovar.
Kështu ajo është dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton Policia e Kosovës.
“Rr. Hyzri Talla, Prishtinë 22.11.2021 – 11:34. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një seance gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar me profesion avokat. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/