Gruaja largohet nga McDonalds pasi i kërkohet të heq shaminë (Video)
McDonald’s është padyshim një ndër restorantet më të frekuentuara në botë sa i përket ushqimit të shpejtë.
Madje, në këto restorante shumë herë detyrohesh të presësh për të marrë ushqimin që t’i kërkon nga numri i shumtë i klientëve, transmeton Indeksonline.
E sot në një nga pikat e McDonald’s një grua është detyruar të dalë jashtë, pasi i është kërkuar të largojë mbulesën nga koka.
Madje shumë reagime ka nxitur largimi i gruas, ku disa të tjerë kanë pyetur se a do të kenë problemin e njëjtë edhe ‘Motrat e Kishës Katolike’ kur hyjnë më uniformën e tyre./Indeksonline/