Gruaja lind në lift dhe i lë emër të çuditshëm foshnjës
Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një gruaje me emrin Jenna Foster, pasi që asaj iu deshtë të linde në një ashensor spitali.
Ajo nuk kishte arritur dhimbjeve deri në dhomën e lindjes. Fatmirësisht fëmija i saj arriti shëndosh në jetë, transmeton Indeksonline.

“Ishte e mrekullueshme por edhe traumatike. Nuk e imagjinoja se do të ndodhte kështu” u shprehë bashkëshorti i saj Sam Gavin që ishte pranë gruas në momentin e lindjes.
Befasitë tek ky qift nuk kanë të ndalur edhe pas lindjes. Ata kanë vendosur që ta quajnë vajzën e tyre Ella-Rae, për dy arsye.
“Ell-Rae- Ella për shkak që ka lindur në lift(elevator) dhe Rae sipas emrit të gjyshit tim” u shprehë Sam. /Indeksonline/
