21:35 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Gruaja më e moshuar në botë feston ditëlindjen e saj të 117-të, thyen rekord për jetëgjatësi!

Kane Tanaka ka lindur në vitin 1903, dhe më 2 janar ka festuar ditëlindjen e saj të 117-të.

Ajo aktualisht është personi më i vjetër në botë, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

E moshuara e cila jeton në Japoni, ditëlindjen e saj e ka festuar me familjarë, miqë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Ajo kënaqej derisa shihte të tjerët duke festuar ditëlindjen e saj.

Ajo ka thyer rekordin e Guinness, për jetëgjatësi. Momentet e tilla për të ishin tejet emocionuese./Indeksonline/