09:48 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / AR

‘Gruaja me orë’, kryevepra e Pikasos shitet për afro 130 milionë euro

Një kryevepër e Pablo Picasso e vitit 1932 është shitur për 139 milionë dollarë (113 milionë funte), çmimi i dytë më i lartë i arritur ndonjëherë për artistin, sipas Sotheby’s.

Femme a la Montre (Gruaja me orë) bëhet gjithashtu vepra më e vlefshme e shitur në ankand këtë vit, shkruan BBC.

Aty paraqitet Marie-Therese Walter, modelja franceze, e cila ishte gjithashtu një e dashur e artistit spanjoll dhe subjekt i shumë prej pikturave të tij.

Vepra ishte vlerësuar 120 milionë dollarë përpara se të dilte në ankand.

Më parë ishte në pronësi të koleksionistes së ndjerë të artit Emily Fisher Landau, e cila e bleu në vitin 1968.

Femme a la Montre është një portret i Walter-it i ulur në një karrige të ngjashme me fronin në një sfond blu.

E njohur si “muza e artë” e Picasso-s, Walter ishte 17 vjeçe kur u takua me 45-vjeçarin Picasso në Paris dhe më vonë dyshja hynë në një lidhje të fshehtë ndërsa ai ishte ende i martuar me Olga Khokhlova, një balerinë ukrainase.

Walter u bë subjekt i shumë prej pikturave të Picasso-s, duke përfshirë veprën e vitit 1932 Femme Nue Couchee (Gruaja e shtrirë nudo), e cila u shit për 67.5 milionë dollarë në ankand në 2022.

Piktura më e shtrenjtë e Pikasos që është shitur në ankand ishte Les Femmes d’Alger (Gratë e Algjerit), e cila arriti në 179.3 milionë dollarë në Christie’s në 2015.