Gruaja në Obiliq dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet i dyshuari

Një grua në Obiliq është ankuar të premten në polici, se bashkëjetuesi i saj, ka shkaktuar dhunë dhe duke e kanosur e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Policia thotë se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Më 26.07.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është duke bashkëjetuar prej 4 muajsh, ka shkaktuar dhunë dhe duke e kanosur e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në raport.