08:51 / E Premte, 13 Maj 2022 / OSH

Gruaja nga Drenasi raporton se ia rrëmbyen djalin – ky i fundit inskenon ngjarjen

Një grua nga fshati Nekoc dje ka raportuar se persona të panjohur ia kanë rrëmbyer djalin.

Mirëpo, pas hetimeve Policia ka gjetur se i njëjti ka inskenuar ngjarjen.

Policia ka arrestuar personin dhe është dërguar në mbajtje, shkruan IndeksOnline.

“Fsh. Nekoc, Gllogoc 12.05.2022 – 19:42. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur i kanë rrëmbyer djali e saj. Njësia përkatëse policor pas hetimit kanë arrit të gjejnë viktimë dhe i njëjti është arrestuar si i dyshuari pasi që kishte inskenuar ngjarje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhet në njoftim./IndeksOnline/