75 Mall Live Search
08:57 / E Martë, 01 Qershor 2021 / OSH

Gruaja nga Gjakova e denoncon burrin për dhunë në polici, nga frika ia merr edhe armën…

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një rast dhune në Gjakovë.

Një femër ka njoftuar policinë e Kosovës se bashkëshorti i saj ushtron dhunë psikike ndaj saj, shkruan IndeksOnline.

Viktima kishte dorëzuar një pistoletë për të cilën ka pohuar se ishte e të dyshuarit dhe nga frika e tij e kishte sjellë në polici.

“Gjakovë 30.05.2021-20:30. Viktima femër  kosovare ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike si dhe e kishte kanosur. Viktima kishte dorëzuar një pistoletë për të cilën ka pohuar se ishte e të dyshuarit dhe nga frika e tij e kishte sjellë në polici. Arma është konfiskuar dhe është iniciuar rast i veçantë. Viktima është strehuar në shtëpi të sigurt, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton policia e Kosovës./IndeksOnline/