75 Mall Live Search
09:03 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / OSH

Gruaja nga Kamenica njofton policinë: Burri më ofendoi në prezencë të fëmijëve

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje.

Një grua nga Kamenica ka njoftuar policinë se është fyer  dhe ofenduar nga burri i saj, në prezencë të fëmijëve.

DHUNË NË FAMILJE

Kamenicë NN – NN. Më 10.08.2021 është pranuar një informatë se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje ishte fyer dhe ofenduar në prezencë të fëmijëve nga bashkëshorti i saj  i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari nuk është intervistuar nga policia pasi gjendet në pushime, ndërsa me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.