Gruaja nga Podujeva: Kam shtënë 3 here me armë, për të frikësuar një person që sillej rreth shtëpisë…

Një grua nga Podujeva ka shtënë me pistoleten e saj në ajër tri herë radhazi, mëngjesin e së mërkures.
Sipas policisë së Kosovës e njëjta ka thënë se ka shtënë me qëllim që të frikëzojë një person i cili sillej rreth shtëpisë dhe e kishte ofenduar, shkruan IndeksOnline.
“ Rr. Hamdi Maloku, Podujevë 16.06.2021 – 10:35. Është konfiskuar një armë, pistoletë nga e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte shtënë tri herë në ajër. E dyshuara ka deklaruar se kishte shtënë në ajër me qëllim që ta frikësojë një person i cili sillej rreth shtëpisë dhe e kishte ofenduar”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/