75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 06 Janar 2022 / AR

Gruaja nga Prishtina rrahet nga burri dhe vjehrra

Një grua nga Prishtina dje ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj.

Si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit  me tre fëmijët e saj për shkaqe sigurie me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/