Gruaja nga Prizreni e bën për spital burrin e saj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:37 minuta ka arrestuar një grua në Prizren, pasi që e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.
Në një njoftim të policisë së Kosovës, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Tutje bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.