Gruaja nga Prizreni për polici: Qe 3 ditë jam kanosur nga ish- burri im

Mesditen e së mërkurës një grua nga Prizreni ka njoftuar policinë e Kosovës se në vazhdimësi po kanoset nga ish- bashkëshorti i saj.
Pas kësaj, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet me procedurë të rregullt, shkruan IndeksOnline.
“Prizren 30.06.2021 – 10:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi tre ditët e fundit, është kanosur nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./IndeksOnline/