75 Mall Live Search
08:46 / E Martë, 20 Prill 2021 / OSH

Gruaja njofton policinë: Bashkëshorti më kërcënon përmes mesazheve telefonike…

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një kanose në fshatin Sopi të Suharekës.

Një femër ka njoftuar në polici se përmes mesazheve telefonike është kanosur nga bashkëshorti i saj.

“Fsh.Sopi Suharekë, 19.04.2021-11:10. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/