17:14 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Gruaja nuk pranon të kthehemi bashkë pasi e kam tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë

Kam një lidhje me shoqen më të mirë të gruas sime. Ajo është një grua e bukur dhe seksi, është thjeshtë mahnitëse dhe u ndjeva mrekullueshëm kur isha me të, por unë e kam shkatërruar familjen time.

Gruaja ime e ka atë shoqe që nga adoleshenca de qëndruan miq edhe pas shkollës. Ato të dyja janë 31 vjeçare dhe unë jam 32.

Vëllai im kishte një festë për 30 vjetorin e tij të lindjes, vitin e kaluar. Ne kishim një kujdestare që kujdesej për vajzën tonë pesë-vjeçare dhe një djalë gjashtë-vjeçar.

Në gjysmën e mbrëmjes ajo telefoni për të thënë se djali ynë ishte keq dhe po e kërkonte nënën e tij. Gruaja ime më tha se do të shkonte në shtëpi, mua më tha të qëndroja.

Pasi gruaja ime u largua unë po bisedoja me miken e saj. Ajo punon me vëllain tim kështu që ai e kishte ftuar atë edhe në festën e tij.

Ne filluam të pimë kogja shumë kështu që ne filluam edhe të flirtonim. Ajo tha se gjithmonë më kishte imagjinuar.

Në fund të festës u ktheva në shtëpinë e saj dhe patëm seks. Ishte fantastike dhe filluam që nga ajo natë një lidhje të fshehtë. Gruaja ime u përball me mua në prag të Krishtlindjeve. Unë mohova se po ndodhte diçka, por ajo tha se nuk kishte dyshime më.

Ajo kishte kontrolluar telefonin tim dhe gjeti mesazhe intime mes meje dhe mikes së saj.

Unë përfundova menjëherë lidhjen me miken e saj, por gruaja ime u shkatërrua dhe më hodhi jashtë. Ajo thotë se ende me do por se nuk mund të më fal. Unë jam i dëshpëruar për ta kthyer ata përsëri dhe kam provuar gjithçka.

Ne kemi biseduar dhe jemi dakord që ne duam të  bëjmë më të mirën për fëmijët tanë. Unë e dua gruan time dhe tani e di se ajo dhe fëmijët e mi janë të vetmet gjëra që unë dua në jetën time.

Ndihem sikur po luftoj me një betejë të humbur, por jam ende duke u përpjekur t’i dëshmojë gruas sime që më vjen keq dhe ta bind atë që të më japë një mundësi tjetër.

Divorci do të ishte i vështirë për ne si financiarisht ashtu edhe për fëmijët. Unë po përpiqem të bëj gjithçka që mundem për ta shmangur, por gruaja ime nuk do të më dëgjojë ose nuk do të pranojë të provojë përsëri.

Përgjigja:

Ju nuk mund të habiteni se gruaja juaj është e zemëruar dhe shumë e lënduar. Dhimbja e saj mbi mashtrimin tuaj është shumë e fortë tani, por mos u dorëzoni.

Vazhdoni të kërkoni për një rast tjetër, duke i treguar asaj se sa e doni dhe sa ju vjen keq.

Ju keni rënë dakord që ju të dy të do të bëni më të mirën për fëmijët tuaj dhe kjo do të ishte që prindërit e tyre të jenë së bashku dhe të lumtur me njëri-tjetrin.

Kërkoni asaj t’i jap veç një shans martesës suaj, edhe nëse është vetëm për hirë të fëmijëve, të paktën të fillojë./Indeksonline/